Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi u kap me drogë.
30-vjeçari tentoi të kalonte plot 75 kg marijuanë nga Shqipëria në Greqi, por u kap në flagrancë nga policia fqinje.
Fillimisht, shqiptari nuk ndali automjetin e tij pas thirrjes nga policia, por u kap pas disa momentesh në zonën e quajtur Nerajdha.