• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia që ju bën të mendoheni/ Flet çifti nga Fieri që fitoi Llotarinë Amerikane

04/05/2017
Historia që ju bën të mendoheni/ Flet çifti nga Fieri që fitoi Llotarinë Amerikane

“Që kur isha e vogël ëndërroja të jetoja në Amerikë, për shkak të këngës së Krishtlindjeve”.
Dhe një ditë, Gerta ia doli të jetë në Amerikë, një ditë Krishtlindjesh dhe të qajë, për fëmijërinë që la pas dhe ëndrrën që bëri realitet. Kjo ishte ëndrra amerikane e Gertës, e cila ia doli të fitojë llotarinë amerikane. Kjo është një histori për ty, që e lexon sot, dy dite pasi ke fituar Llotarinë Amerikane. Por, është një histori edhe për ty që nuk arrite ta fitosh këtë vit. Lexoje dhe provoje përsëri.

Gerta dhe Erjoni, të dy nga qyteti i Fierit, prej më shumë se tre vitesh jetonin në Tiranë. Erdhën nga qyteti i vogël, për një jetë më të mirë. Por, edhe Tirana ishte shumë e vogël për ta. “Ne ëndërronim për Amerikën e largët dhe të bukur, e ëndërronim të dy, veçmas, më pas, bashkë. Kështu nisi dhe historia jonë.” Të dy ishin student pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Tashmë ishin përgjegjës për jetët e tyre dhe i duhej të gjenin mundësitë më të mira për të arritur ato që donin. Edhe pse ishin në punë të mira, teksa vazhdonin studimet, përsëri e shihnin të vështirë që të gjenin një punë në bazë të profesionit për të cilin po shkolloheshin.

“Është e trishtë që të mbarosh një fakultet me rezultate shumë të mira, të bësh masterin dhe përsëri mos të gjesh punë. Të gjithë e dimë shumë mirë si funksionon në Shqipëri për të hyrë në punë. Nuk ka rëndësi sa vlen. Asnjëherë nuk ka pasur. Ndaj ne jetonim jetën në Shqipëri, por mendja na rrinte tek ëndrra amerikane.” Ishte ky momenti kur dy të rinjtë menduan që një mundësi e mirë për të shkuar në Amerikë, do të ishte llotaria amerikane. Siç Gerta shprehet për dritare.net, në të tilla raste, mundësia për të fituar është e pakët, por asnjëherë nuk i dihet jetës.

“Kishim dëgjuar që shumë njerëz hidhnin llotarinë amerikane shumë vite përpara dhe kanë ikur në Amerikë. Menduam që pse mos ta provonim edhe ne. Dy herët e para që kemi hedhur llotarinë, e prisnim me padurim ditën që dilnin përgjigjet .Por, të dyja herët ishin përgjigje negative, por përsëri nuk u mërzitëm. Kjo gjë na u be si rutinë, çdo vit do ta provonim shansin, me shpresën se një ditë mund ta fitonim. Nisëm të mendonim se sa më shumë ta hedhim, aq më shumë shtohen mundësitë për ta fituar.

Dhe kështu ndodhi, në 5 maj të 2015, ne u shpallëm një ndër fituesit e llotarisë amerikane. Por, nëse më parë prisnim me padurim ditën e përgjigjeve, kësaj radhe ishte e kundërta. Atë ditë, harruam që duhej të shihnim përgjigjet. Ishim në punë dhe shoqja ime e ngushtë na pyet nëse i kishim parë ato.

Kur i fejuari e hap faqen, ai ngeli si i shtangur sepse aty lexonte “You have been randomly selected for further processing in the Diversity Immigrant Visa Program”. Ishte e pabesueshme. Unë e lexoja dhe ndërkohë i thosha, nuk është e vërtetë nuk e ke fituar është e pamundur, edhe pse e përktheja me zë të lartë. Po më dukej si ëndërr, nuk e besoja dot. Të dy u hutuam, shoqja jonë filloi të gëzonte e bërtiste nga gëzimi të gjithë po na uronin, kurse ne nuk flisnim, ndiheshim shumë çuditshëm. Ishim shumë të lumtur e të habitur njëkohësisht. Filluam të merrnim në telefon familjen tonë. Ata nuk po na besonin, derisa i çuam letrën ku Erjoni ishte shpallur fitues.

Për një javë ne ishim shumë të hutuar, nuk e kuptonim se si ndiheshim,na dukej vetja shumë çuditshëm, akoma nuk e besonim që kishim fituar. Familjarët, shoqëria na flisnin për ëndrrat dhe mundësitë që janë andej për çdo gjë që njeriu ëndërron dhe mund ta plotësojë me vullnet e dëshirë. Por, për ne të jesh fitues i llotarisë amerikane, paska qenë më shumë se sa thjeshtë ëndrra amerikane, sepse jeta jone do të ndryshonte 360 gradë dhe ne nuk e dinim se si do ishte jeta e re, si mund të jetosh larg njerëzve të tu, si mund të lësh çdo gjë pas e të fillosh një jetë tjetër në një botë kaq të madhe.

Pasi, u mësuam me idenë dhe mundësinë që na erdhi për të ndryshuar jetën , prisnim me padurim që të mbyllnim të gjitha dokumentat dhe të merrnim vizën. Na u nevojitën disa muaj për t’i kryer të gjitha procedurat, por çdo gjë shkoi shumë mirë, edhe intervista në ambasadë. Tani ishim shumë afër udhëtimit të gjatë të ëndrrës sonë, që sot është realiteti që po jetojmë.” Gerta tregon për dritare.net se edhe pse kjo ishte ajo që donin më shumë, përsëri e kishin shumë të vështirë të hipnin në avion, pa marrë me vete edhe shume trishtim, për Shqipërinë që linin pas, atë të jetës së tyre, familjes dhe miqve. “Kur u nisëm ishim shumë të emocionuar, mendonim si do të jetë vendi atje, çfarë na pret, si do ia dalim, a do vazhdojmë shkollat që duam. A ia vlen vërtetë të largohesh kaq shumë nga familja për këtë ëndërr! Këto pyetje u kthyen në brengën tonë gjatë gjithë udhëtimit.”

Dita e parë në Amerikë

“Ditën e parë kur jam zgjuar nga gjumi po ndihesha shumë çuditshëm, nuk po kuptoja ku isha. Më dukej sikur isha në Shqipëri ende, por thjesht nuk isha. Dilja jashtë, shikoja dhe kthehesha brenda sërish, vetëm kjo më bënte të besoja që unë jam me të vërtetë në Amerikë. Për fatin tonë,na pritën njerëzit tanë, që na ndihmuan t’i bëjmë gjërat sa më të thjeshta. Ne shqiptarët kemi idenë që Amerika është fushë me lule, por jo. Ajo të jep fushën, por je ti që zgjedh ta mbjellësh ose jo me lule.

Është një vend që të ofron shumë mundësi, pa dallim rrace apo gjinie, nuk ka diskriminim apo përbuzje. Nëse ti je njeri që e do punën, nëse je njeri që ke vullnet e dëshirë për të ecuar përpara, Amerika është i vetmi vend që të jep mundësinë për të arritur ato që do, edhe nëse je askushi. Të duhet shumë punë, shumë ambicie për të realizuar ëndrrat amerikane, nëse ke dëshirë për të mësuar, për të ecur përpara është gjëja më e thjeshtë dhe më e vlerësuar në Amerikë.

Tani synimi ynë, është të vazhdojmë shkollat këtu, sepse për fatin e keq nuk njihet i gjithë tre vjeçari bachelor këtu. Por, po shohim fakultete që të na njihen më shumë lëndë.” Kjo është Amerika e Gertës dhe Erjonit, të dy të vendosur për të bërë më të mirën për vete dhe për kë lanë pas. E gjitha nisi kur një vajzë e vogël dëgjonte “Holly Jolly Christmas”. Por u bë realitet nga Llotaria Amerikane. Ku i dihet, herës tjetër mund ta kesh ti këtë fat, ose unë./ dritare.net

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Skënderbeu mposht rivalin direkt dhe nis arratinë në krye

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Kastrioti, Besa & Burreli

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al