Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ka kërkuar kandidatit të PS në Kavajë që të tërhiqet nga zgjedhjet.
Rama: I kam sugjeruar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara e të dielës dhe ti kërkojë të tërhiqet dhe kandidatit tjetër të cilit ja bëj edhe unë këtë apel shumë miqësisht. Vjen gjithnjë një moment për të thënë fjalën e fundit dhe luajtur gurin e fundit, por ky moment nuk është 7 maji. Deri në 7 maj unë do të përqëndrohem tek përpjekja për ta bindur PD të bëhet pjesë e zgjidhjes së arsyeshme që kemi propozuar. 7 maj konciodon me fundin e kohës fizike për të garantuar procesin zgjedhor pa cënuar punën e KQZ për përgatitjen e materialeve të votimit për 18 qershorin. Ia kam komunikuar sot këtë qëllim edhe partnerëve të Shqipërisë të cilët gjithashtu kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund përpjekjen për të mos e lënë PD të kthehet nga fuqia që lindi për të drejtat dhe liritë e njeriut në një shkelëse të dhunshme të të drejtës së cdo njeriu. Të jemi të qartë, të pengosh njerëzit të votojnë është krim i rëndë dhe ky krim që nuk ka ndodhur as në vendet me demokraci shumë më të dobët se Shqipëria, në këtë vend nuk mund dhe nuk do ta lejojmë të kryehet. Nuk do ta lejojmë ne dhe askush
Rama tha se ka një plan për destabilizimin e vendit.
Rama: Ka një plan për destabilizim të këtij vendi, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan. Këto nuk janë hamendje, por fakte.
Rama: Ndihem i qetë në ndërgjegjen time sepse kam bërë dhe po bëj gjithcka është e mundur në këtë drejtim. E bëj jo për ata që janë në cadër, por për demokratët e zakonshme që meritojnë respekt.
Mekanizmi i ri institucional që kemi opropozuar për kontrollin e brenfdshëm të qeverisë gjatë zgjedhjeve garanton barazi dhe transparencë për të gjithë në garën zgjedhore.
Dua tju them flm për mbështetjen që na jepni në këtë përpjekje për të lidhur fillin e humbur të PD dhe për t ëmos lënë asgjë pa bërë në funskion të gjithëpërfshirjes së procesit të 18 qershorit.
Mos keni asnjë shqetësim sepse edhe pot ë doja të nmegociojë 18 qershorin nuk e kam të mundur pasi nuk është në dorën time. 18 qershori është përcaktuar në bazë të kushtëetutës për gjykimine partive nga populli. 18 qershori nuk mund të jetë pjesë e neogicatave të partive.
Ju siguroj se nëse si ktyetar partie nuk kam asnjë të voglin shqetësim nëse pd is hkon deri në fund një trategjie vetëvrasje si kryeministër nuk dua të lë asnjë gur që qytetarët që duan të votojnë PD të kenë mundësi ta bëjnë në 18 qershor.








