Nga Ilir Metaj
Tipike shqiptare. Kur dikush eshte ne veshtiresi, fjalet e para qe i themi nuk jane as ngushelluese, as qetesuese, as optimiste, as mbeshtetese. Fjalet qe kemi per te thene jane ” Hë, e shikon? Mire te te behet, ç’tu desh!”
Kjo eshte sjellje prej legeni. Pale te shtojme faktin qe ky dikush ndodhet ne veshtiresi edhe sepse kishte deshire te na ndihmonte. Te ndihmonte ne, qe tani i themi “Hë shikon? Mire te te behet, ç’tu desh qe erdhe!”. Emigrantet ne rradhet kilometrike, ndodhen ne veshtiresi edhe sepse ne kohen e krizes ekonomike te coronavirusit, vendosen qe ato te ardhura qe do shpenzonin per disa dite turizem, mos ti shpenzonin ne Greqi, por ne Shqiperi, duke injektuar para e optimizem, ne ekonomine e atdheut te perbashket, qe po perpelitet nga renia e konsumit per shkak te pamundesise dhe dobesise sone pasoje pandemike.
Erdhen te blejne sherbime e te mira, pikerisht ne vendin e tyre, duke i dhene oksigjen kaq te nevojshem mbi te gjitha turizmit, qe eshte katalizatori i ekonomise tone.
Pyetja eshte ” Cfare bene ata emigrante per ne dhe cfare po bejme ne per ta?”. Ata bene pikerisht cfare thashe me lart. Edhe ne beme pikerisht cfare thashe me lart. Sjellja e tyre eshte patriotike.
Qofte edhe e papergjegjshme, nese doni. Sjellja jone eshte legene. Qofte edhe e pergjegjshme nese doni.
Te pakten t’u rrime prane me fjale te mira. Te dalim njehere nga vetja. Rregullat e protokollit pandemik Greqia i ka ne te drejten e saj, nese behen ne mirebesim dhe te njejta per te gjithe.
Sikurse duket se jane. Une kam keto fjale per ju vellezer e motra emigrante: Faleminderit qe erdhet te na ndihmoni! Na falni qe nuk ua zgjidhim dot veshtiresine ku ndodheni. Por mbi te gjitha,mos i degjoni fjalet e keqia qe u hedhim persiper. Nuk dime c’bejme!