Nga Daniel Guçe, ekspert i zhvillimit të SME-ve
Sipas vëzhgimit të bërë nga Këshilli i Investimeve për periudhën Prill-Maj, 97% e sipërmarrjeve shqiptare pritet të ndikohen negativisht, përveç sektorit të bujqësisë që ka një normë më të ulët të efektit negativ nga COVID19. Rreth 86% e të intervisturave nuk kishin një plan emergjence në përballimin e situatës.
Në një sondazh të kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), sipërmarrja konsideron se do të duhet një kohë e gjatë për rikthimin në normalitet të xhiros, gjë e cila mund të zgjasë deri në 2 vjet. Të imponuar nga kjo situatë, disa kompani shqiptare natyrshëm kanë filluar ristrukturimin, e konfirmuar kjo edhe nga studimi i SME Albania, ku “disa syresh u shprehën se kanë porositur” programe softëare specifike për menaxhimin e kapaciteteve prodhuese, në mënyrë që t’i bëjnë ballë me eficencë problematikave të imponuara nga pandemia.
Në kushtet e pandemisë dhe të masave të karantinës, shumë sipërmarrje fason e zëvendësuan mungesen e porosive me prodhimin e maskave, ëebinare të shumta zëvendësuan takimet B2B të biznesit, apo dhe pjesmarrje në panaire virtuale në vend të atyre fizike. Disa kompani aplikuan konceptin e “delivery” për herë të parë, gjithashtu puna nga shtëpia dhe shumë ndryshime te tjera, të cilat reflektuan nevojën për mbijetëse, deri tek futja e produkteve të reja në treg.
Duket se për dike jo çdo e keqe vjen për keq, ndaj mënyra si i qasemi zgjidhjes së problemit mund të kthehet në oportunitet për të ardhmen. Ka shumë histori suksesi ku sipërmarrjet paradoksialisht kanë marre shtysë nga COVID19, duke krijuar produkte inovative për të rikuperuar mungesën e shitjeve. Risitë më të mira krijohen si përgjigje ndaj problemeve specifike, prandaj në vijim po sjell si model iniciativen e një kompanie eksportuese shqiptare, që operon në sektorin e projektimit dhe prodhimit të pajisjeve inox për arredim dhe HORECA (hotele, restorant, catering):
“Duke qenë së pandemia solli bllokimin e ekonomisë nga njëra anë dhe uljen e menjëhershme të konsumit të produkteve jo ushqimore dhe pasiguri për të ardhmen nga ana tjetër, për këtë kompani ishte e pritshme qe do të përballej me një tkurrje të shitjeve si në afatshkurter, ashtu edhe në afatgjatë.
E këto kushte, nisur nga urgjenca për t’i bërë ballë situatës në mënyrë të strukturuar, bazuar në kapacitetet teknike dhe ato njerëzore, mbi të cilat ishte investuar me sukses që nga themelimi, u vlerësua se kishte ardhur momenti, paçka se tejet i vështirë dhe i pasigurtë, për të vënë në jetë objektivin fiziologjik të çdo kompanie prodhimi, që eshtë nisja e rrugëtimit të prodhimit me brand-in e vet.
Nga sa me sipër, duke marrë në konsideratë elementë të tillë si:
– specifikat e sektorit ku kompania operon;
– nivelin e njohurive teknike të stafit dhe kapacitetet teknologjike;
– rrethin dhe potencialin e furnitorëve;
– njohuritë e përftuara deri në nivelin e personalizimit te produktit, të design-it, të analizës së tregut, të mënyrës dhe procedurave të brand-imit;
– njohuritë e përftuara në lidhje me normativat baze për sigurinë, për ato produkte që synojnë tregun e BE-së, si dhe për certifikimin e tyre me markën CE;
– mundësitë financiare të kompanisë;
– “pasigurinë” në vendin tonë dhe në shoqëritë e vendeve partnere si pasojë e mungesës njohëse të pandemisë dhe pafuqishmëria për të përballuar në mënyrë racionale, të paktën në fazën fillestare;
– rritjen për pasoje të ndjeshmërisë ndaj të gjitha atyre rrugëve dhe mjeteve për ta tamponuar avancimin e saj;
– eksperiencat profesionale dhe procedurale lidhur me domosdoshmërinë e higjenizimit të çdo ambienti, si një mënyrë për të parandaluar situata më të rënduara; u mor vendimi që nga stafi drejtues të hidheshin ide dhe propozime individuale apo në grup, lidhur me produkte që të mishëronin konsideratat e mësiperme. Në permbyllje të këtij procesi, i cili zgjati 1 javë, zgjedhja ra mbi një pajisje higjenizuese, e cila mbarte mbi vete edhe vlerën e shtuar të së qeni një shpikje, një risi në llojin e saj.
Duke shfrytëzuar pikërisht situatën psikologjike, sociale dhe shëndetësore si pasojë e COVID-19 si dhe duke konstatuar rritjen e ndjeshmerisë në publik ndaj nevojës së uljes së ngarkesës bakteriale, shpikësi gjeti shtysën që ta konkretizonte eksperiencen e deriatehershme dhe ta evolonte atë, për ta bërë të vlefshme dhe të përdorshme në shumë rrethana”.
Me rastet e sjella më sipër dhe duke dashur ta mbyll me një shprehje të Napoleon Hill: “Mos prit. Nuk do jetë kurrë koha e përshtatshme”, dua të theksoj se në kushtet e frikës dhe të panikut “qëndrimi në pritje” është një reagim që nuk ndihmon, sepse redukton ndjeshëm do thoja unë, dy nga vektorët kryesorë të sipërmarrjes, që janë kreativiteti dhe besimi në të ardhmen.