• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026

Nga Skënder Minxhozi

Shumë herë është nënvizuar këto vite sesi krerët e opozitës demokrate, sipas radhës, kohës dhe rrethanave, kanë kontribuar më shumë për dëmtuar partinë e tyre, sesa për të menduar dhe besuar tek rikthimi në pushtet. Është thënë e rithënë se ata kanë vulosur me sjelljet e tyre fatin jo vetëm të opozitës, por edhe të maxhorancës së radhës. Roli i Bashës e pas tij i Berishës, kanë qenë prej 13 vitesh hipoteka elektorale e politike e kryeministrit Edi Rama, i cili ka siguruar përmes kaosit, gafave, agresivitetit kaps dhe pafuqisë së opozitës për të bindur njerëzit – një pushtet të qetë, të madh dhe hijerëndë.

Data 23 maj në Partinë Demokratike është vetëm shembulli i fundit i këtij harakiri të përsëritur që PD kryen me të shkuarën historike, reputacionin dhe mbi të gjitha ardhmërinë e saj. Qethja drastike e garës për kryetar nga të gjitha kandidaturat, prurjet dhe projektet alternative nga ai i kryetarit Berisha, shënon jo vetëm një gjë të shëmtuar për t’u parë në vitin 2026. Ajo është njëherësh edhe simptoma madhore e sëmundjes endemike të partisë më të madhe të opozitës, nga e cila nuk po arrin të shpëtojë dot. Kapja e partisë në planin privat e personal nga Sali Berisha është kryeçeshjta në majën e listës së emergjencave të partisë. E megjithatë partia konsideon të domosdoshme gjithçka, përveç kryeçeshtjes që përcakton në masë dërrmuese fatin e saj politik, votat dhe pushtetin e nesërm. Merret me degët e bën sikur nuk sheh trungjet!

PD ndodhet prej vitesh në një dilemë egzistenciale mes nostalgjisë dhe realizmit. Është një problem me të cilin partitë politike përballen kudo në botën e qytetëruar. Është një sfidë dhe një dilemë që ka prekur të gjithë korifenjtë e politikës perëndimore në 100 vitet e fundit e më herët akoma. Në fakt është dilema e përjetshme e politikanit, liderit dhe drejtuesit, se kur duhet t’i japë fund karrierës së tij që të mos dëmtojë veten dhe grupimin që drejton.

Sali Berisha a ka të bërë të qartë se nuk e ka asfare këtë dilemë. Ai ndjehet mirë me një parti të zhurmshme por të vogël. Ndjehet mirë me qenien kryetar i një pjese e jo një lider politik kombëtar, pasi e ka të qartë se nuk ka më kohë dhe fuqi për t’u rifutur në zyrën e kryeministrit. Atë e ngop të qenit në zyrën e kreut të opozitës, të qenit publik dhe në vitrinën e madhe të politikës, paçka se drejton një turmë gjithnjë e më të vogël dhe më të çorganizuar e të demoralizuar. Ka bërë pakt me veten se duhet të pranojë çfarë i jep kjo fazë e jetës së tij politike e biologjike.

Në anën tjetër të litarit ndodhet vetë PD. E cila këtë aparat logjik të Berishës thellësisht meskin e personal duket se e konsideron fatalisht si të vlefshëm edhe për veten e saj. Me fjalë të tjera, edhe vetë PD zyrtare duket se është dakord që të mos vijë kurrë në pushtet, por të mjaftohet me mitingje “mortore” me gjithnjë e më pak pjesëmarrje, të ndezë fishekzjarre në parlament dhe të mbajë përditë konferenca shtypi. PD duket se po pranon që folklorin steril ta këmbejë me ambicjet e vjetra për synuar pushtetin. Lojë me porta të vogla në palestër lagjeje, jo futboll stadiumi me prozhektorë e tifozë nëpër shkallë.

Nuk ka gabim më të madh se kur një parti politike njehësohet me fatin e kryetarit të saj. Sepse çdo karrierë personale mbaron dhe se kurba e një lideri drejt fundit është gjithnjë në zbritje, jo në ngjitje. Të mos menduarit për “ditën tjetër” është mëkati fatal që PD e dëshmoi edhe në këto votime (pasi nuk blen fjala zgjedhje) për karrigen e Sali Berishës. Një procesion të bindurish parakaluan para kutive për votuar në rastin më të mirë nostalgjinë e tyre, e në rastin më të keq mandatin e deputetit apo postin e vogël të drejtuesit partiak. Më 23 maj nuk u votua kryetari i Partisë Demokratike, u votua rizgjatja e mandatit të kryeministrit Edi Rama!/Javanews.al

Related Posts

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit
Kryesore

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

25/05/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet 4 ballë në Greqi

25/05/2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo
Kryesore

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo

25/05/2026
Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025
Kryesore

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

25/05/2026
Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë

24/05/2026
“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 
Kryesore

“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 

24/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana kthehet në qendrën e sportit elitar të padelit, nga 26-30 Maj hyrja falas në Sheshin Skëndërbej

Tirana kthehet në qendrën e sportit elitar të padelit, nga 26-30 Maj hyrja falas në Sheshin Skëndërbej

25/05/2026
Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al