• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

BE infektohet me Covid, “karantinon” vetëm shqiptarët!

21/08/2020
BE infektohet me Covid, “karantinon” vetëm shqiptarët!

Nga Ylli Pata

Vendet e Bashkimit Europian, edhe pse kanë hapur lëvizjen e lirë mes vetes dhe ndërmjet disa vendeve të tjera, jo vetëm të 27 vendeve anëtare apo shteteve të Zonës Shengen, kanë izoluar që prej fillimit të vendit një vend si Shqipëria, e cila me vendimin e Këshillit të Ministrave të BE, që prej vitit 2010, mund të lëvizë lirisht në këtë hapësirë.

Ndërsa në muajt e parë kur e gjithë bota ishte në lockdowun, kjo politike ishte e kuptueshme, tani kur në Europë mund të lëvizin qytetarë nga shumë shtete të botës, izolimi për shqiptarët nuk është gjë tjetër veçse diskriminim.

Shqipëria me një popullsi aktive brenda vendit të vogël në raport me Europën, dhe me një potencial lëvizjeje edhe më shumë, logjikisht dhe statistikisht nuk ka asnjë mundësi të ndikojë në një grumbullim masiv që mund të çojë tek një rritje të transmetimit të pandemisë së koronavirusit.

Shqipëria, është një nga vendet e vetme të Europës që ka përjetuar një izolim të rreptë gjatë kohës së komunizmit, për më shumë se 45 vjet, ky qytetarët e saj ishin të privuar nga lëvizja e lirë, si pasojë e regjimit komunist.

Ndërkaq, pas rrëzimit të komunizmit, me pretekstin e frikës së refugjatëve, vendet e BE ndoqën një regjim të fortë vizash për Shqiptarët, ku të vetmit që arrinin të shkonin legalisht në Europë ishin ose zyrtarët e politikanët, si dhe njerëzit me probleme kriminale, që i siguronin nga tregu i zi.

Me liberalizimin e vizave u hap në fillim një shqetësim i paarsyeshëm prej qarqeve të ndryshme se nga Shqipëria do të ketë një fluks emigrimi në BE, gjë që realisht nuk ndodhi.

Ishte një periudhë 10 vjeçare testi për BE-në që të shikojë sjelljen e Shqiptarëve. Lëvizja jonë thuajse nuk kishte ndryshime si trend me shtete të tjera të rajonit, edhe më të zhvilluara se ne, si Serbia, Maqedonia, por edhe vende të BE-së si Rumania e Bullgaria.

Shtete, që nuk e kanë ndalur fluksin emigrator edhe pse janë anëtare me të drejta të plotë të Bashkimit Europian.

Masat që u morën pas çlirimit të izolimit prej pandemisë, nga ana e Brukselit, ku qytetarët e disa vendeve ballkanike(jo të gjitha) u ndaluan për të udhëtuar në zonën Shengen ishin të pakuptueshme, dhe pa asnjë logjikë shkencore.

Shqipëria nuk ka pasur një normë të lartë infeksioni, ndërkohë që edhe në këtë rast BE nuk të ndiqte masa organizative për ta kontrolluar këtë fluks.

Ndalimi ‘aforfe’, është thjesht një masë që hapur diskriminon shqiptarët.

Përse një bullgar duhet të shkojë me pushime në Greqi, Itali, Gjermani etj. dhe një shqiptar nuk e ka të drejtë?

Covid 19 nuk është as virus shqiptar, e as ballknik, por një pandemi mbarëbotërore. Masat që merren në këtë rast duhet të reflektojnë pikërisht këtë trend, ndryshe nëse ka standarde të dyfishta, atëherë nuk është gjë tjetër vetëm diskriminim.

Odiseja e tmerrshme e shqiptarëve në pikat kufitare të Kakavijes e Kapshticës me Greqinë, ishte një dëshmi e trishtë e dramës e dhimbjes që shqiptarët vijojnë ta provojnë nga kontinenti që ata i përkasin prej mijëra vjetësh.

Kalvari mbi 3 ditor i një stërmundimi vetëm për të lëvizur nga një tra në traun tjetër ishte një turp human që nuk ishte parë prej kihësh; e në këtë tmerr ku kishte edhe fëmijë e të moshuar që nuk lejoheshin të kalonin kufirin, edhe pse me dokumenta ligjore, askush nga Bashkimi Europian nuk tha asnjë frazë. Frazë që përputhej totalisht me vlerat që Bashkimi Europian thotë se është krijuar.

Duket se këto vlera, e të drejta, Europa i ka vetëm për një pjesë njerëzish, për ata që i quan “të sajët”-pra votuesit e vet.

Ne, duket se jemi “të tjerët”, njerëz që sipas saj duhet të kemi të drejta të tjera, edhe pse jemi njësoj si europianët. E kjo ndodh në shekullin e 21….

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim

Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim

19/12/2025
James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al