Një ditë më parë Argjirolajm.net raportoi se Presidenca nuk e kishte ftuar kryetarin e Bashkisë Dropull në ceremoninë e organizuar për nderimin e disa figurave të shquara të sportit nga radhët e minoritetit grek. Sot kryebashkiaku Dhimitraq Toli, ka rikonfirmuar pikërisht shmangien nga eventi për arsye që nuk i di t’i thotë.
“Presidenti ka qenë më parë edhe në Tepelenë. Kolegut tim Tërmet Peçi i ishte dërguar ftesë një javë para nga Presidenca. Ku është ndryshimi mes Tepelenës e Dropullit nuk di ta them”, është shprehur Toli në një lidhje telefonike me Rtsh Gjirokastra.
Të pranishëm në ceremoninë ku merrte pjesë Presidenti ishin gjithë eksponentët e opozitës në Dropull, duke filluar me ish-deputetin Vangjel Tavo, ish-ministrin e dënuar për korrupsion, Spiro Ksera etj. Shkrimin e plote te Argjirolajm.net e lexoni duke klikuar ketu.