Kandidati për deputetet i Partisë Socialiste, Laert Duraj, ka zhvilluar dje një takim të veçantë me Këshillin Zonal në Njësinë Vendore Fshat Memaliaj.
Duraj vijon takimet e tij elektorale në do zonë duke u njohur si fillim me organizimin e strukturave partiake mandej me problematikat dhe hallet që kanë qytetarët.
“Është emocionuese të takoj bashkëfshatarët e mi duke ndjerë dhe “barrën” për përfaqësimin sa më të mirë dhe dinjitoz të tyre. Për mua është nder që të më jepet mundësia të përfaqësoj në këto zgjedhje fshatrat, njerëzit e mi, komunitetin të cilit i përkas, dhe që më bën aq krenar”, u shpreh Duraj