• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrotacioni i pushtetit: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja?

08/09/2020

Nga Eduard Zaloshnja

Vetëm në një sistem elektoral të pastër kombëtar proporcional (pa prag, si në Izrael) mund të përputhen përqindjet e partive në rang vendi me përqindjen e mandateve parlamentare të secilës parti në garë. Në çdo sistem tjetër, ekziston mundësia statistikore për shmangie mes këtyre dy përqindjeve.

Fjala vjen, në zgjedhjet e 2017-ës në Shqipëri, PS-ja siguroi zyrtarisht vetëm 48% të votave në rang vendi, por fitoi 74 mandate parlamentare (53% të mandateve të mundshme). Në zgjedhjet e 2013-ës, koalicioni PS-LSI-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 57.5% të votave në rang vendi, por fitoi 83 mandate parlamentare (59.5% të mandateve të mundshme). Në zgjedhjet e 2009-ës, koalicioni PD-PR-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 47% të votave në rang vendi, por fitoi 70 mandate parlamentare (50% të mandateve të mundshme). Dhe një shmangie e madhe ndodhi në zgjedhjet e 2005-ës, kur koalicioni PD-PR-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 41% të votave në rang vendi, por fitoi 73 mandate parlamentare (52% të mandateve të mundshme).

Shembuj të tillë shmangiesh mund të gjehen kudo në historinë elektorale botërore, por aktualisht në Shqipëri pyetja është: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja, që të mos arrijë dot kuotën magjike të 71 mandateve?

Nga një simulaticion statistikor i 1000 skenarëve të ndryshëm të numrave historikë elektoralë në qarqe, më rezulton që, nëse PS-ja bie nën 45% të votave në rang vendi, është shumë i vogël probabilieti (nën 1%), që (me sistemin e vjetër elektoral) të arrijë shifrën e 71 mandateve socialiste (Shënim: Ndonjë mandat ekstra socialdemokrat apo dibran del përtej analizave statistikore…).

Ndërkohë, në qoftë se sistemi elektoral ndryshon (si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut), llogaritë statistikore ndërlikohen. Me ndryshimet e sistemit elektoral (si pasojë e 30 korrikut), PS-ja e ka luksin të bjerë edhe nën 45% të votave në rang vendi, e prapë të krijojë qeverinë (ndoshta edhe me ndihmën e pazareve politike që mund të bëhen nga dita e zgjedhjeve parlamentare, deri në mbledhjen e Kuvendit të ri…).

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!
Blog

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë
Blog

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën
Blog

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al