Sipas burimeve nga policia, mjeti është tip “Benz” me targa greke.
Mjeti rezulton në pronësi të shtetasit A.P, 33 vjeç banues në Fushë-Arrëz, por i denoncuar i vjedhur nga ky i fundit në 25 dhjetor të vitit 2016.
Atentati ndodhi mbrëmjen e natës së mërkurë në një pikë bastesh sportive në qytetin e Sarandës.
Nje person i armatosur qëlloi në drejtim të pikës së bastit, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Mësohet se shënjestra ishte shtetasi Rudin Haxhia, 42 vjeç. Ai është i njohur si pronari i diskos “Ecuador” dhe ndaj tij ka patur të paktën edhe 6 atentate të tjera.
Autori u largua dhe la pas armën me silenciator.
ATENTATET
19.02.2008 – plagosur me pistolete ne lagjen nr.4 Sarande
02.12.2011 – plagosur me Kallashnikov ne lagjen nr.1 Sarande
04.04.2013 – eksploziv poshte makines ne ecje ne Gjirokaster,
18.02.2015 – u plagos me thike ne Sarande
31.12.2015 -qellohet me 15 plumba ne Sarande, teksa udhetonte me makine, merr 6 plumba ne trup por mbijeton.
Tritol ndaj diskos
Sulmi i parë më datën 05.08.2011
Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë