• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Abissnet Superiore/ Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”, Drejtori i Garave Sulejmani: Kampionati mbetet i hapur, ja si ndahen shpërblimet financiare

15/04/2026
Abissnet Superiore/ Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”, Drejtori i Garave Sulejmani: Kampionati mbetet i hapur, ja si ndahen shpërblimet financiare

Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në “Abissnet Superiore”, gara për objektivat e kampionatit mbetet plotësisht e hapur, si në krye të renditjes, për të siguruar një biletë për në “Final Four”, ashtu edhe në fundin e tabelës për objektivin mbijetesë.

Drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, në një prononcim për fshf.org, foli për situatën aktuale të kampionatit, garën për një vend në “Final Four”, luftën për mbijetesë si dhe për formatin dhe datat e fazës finale “Final Four” që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Aktualisht vetëm Vllaznia ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”, ndërsa disa skuadra të tjera vijojnë garën për tre vendet e mbetura.

Më poshtë, prononcimin i plotë i Drejtorit të Garave, Marjus Sulejmani.

Fundi i sezonit të rregullt? – Kanë mbetur edhe 5 javë deri në përfundimin e 36-të javëve të kampionatit. Vllaznia është ekipi i parë që ka siguruar “Final Four”. Gara është shumë e fortë, pasi janë edhe 5 ekipe që konkurrojnë për të zënë 3 vende për në “Final Four”. Kampionati nuk është vetëm për “Final Four”, pasi edhe në fundin e tabelës ka një garë sportive shumë të fortë. Vendi i 9-të dhe i 10-të bien direkt nga kategoria, ndërsa skuadra që renditet në vendin e tetë do të luajë një ndeshje play-off me një nga skuadrat që renditet nga vendi i tretë te i gjashti në Kategorinë e Parë.

Faza “Final Four”? – Ky është viti i tretë i “Final Four”. Ndryshe nga dy sezonet e mëparshme, këtë vit kemi një ndryshim të rregullit, ku pas 36 javëve, 4 ekipet e renditura të para do të marrin pjesë në “Final Four” me pikët e përgjysmuara, duke marrë edhe vlerën më të vogël. Datat janë të përcaktuara. Ndeshja e parë do të luhet më 16 maj sfida mes vendit të parë dhe vendit të katërt, një ditë më vonë vendi i dytë dhe vendi i tretë. Po ashtu, edhe katër ndeshjet e tjera do të zhvillohen në datat 23-24 dhe 29 e 31 maj. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Air Albania.

Shpërblimet financiare për klubet e “Abissnet Superiore”? – Katër ekipet e para pas përfundimit të 36-të javëve do të përfitojnë shpërblime financiare. Vendi i parë do të përfitojë 10 milionë lekë të rinj, vendi i dytë 7 milionë lekë të rinj, vendi i tretë 5 milionë lekë të rinj dhe vendi i katërt 2 milionë lekë të rinj. Gjithashtu, fituesi i kampionatit pra i “Final Four” do të përfitojë 10 milionë lekë të rinj. Pas përfundimit të “Final Four”, të 10 ekipet do të marrin përsëri të ardhura, që do të vijnë nga biletat, sponsorët dhe reklamat, të cilat do të shpërndahen nga vendi i pestë deri në vendin e dhjetë sipas renditjes, si dhe një përqindje më e madhe për ekipet që do të luajnë në “Final Four”.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet
Sport

Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët

25/07/2026
FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari
Sport

FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

25/07/2026
“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët
Sport

“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

Boks/ Gati dueli historik, Prenga sfidon Anthony Joshuan
Sport

Boks/ Gati dueli historik, Prenga sfidon Anthony Joshuan

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet

Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët

25/07/2026
FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

25/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al