• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Administrata publike pa rroga, Ministria e Financave sqaron problemin

06/11/2019
Administrata publike pa rroga, Ministria e Financave sqaron problemin

Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me vonesat në pagat e administratës publike. Përmes një deklarate për mediat ministria ka sqaruar se institucionet përkatëse nuk kanë paraqitur urdhër-shpenzimet.

Ministria e Financave pohon se në bazë të ndryshimeve të udhëtimit të buxhetit 2019, pagesa e sigurimeve shëndetësore do të derdhet njëkohësisht me pagesën e borderosë.

DEKLARATA E PLOTË:
Lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në media për sa i përket vonesave te pagave të punonjësve buxhetorë sqarojmë se:

Vonesat e pagesës së pagave të disa institucioneve nuk kanë ardhur si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të Thesarit, por për shkak të mos paraqitjes së urdhër – shpenzimeve nga ana e disa institucioneve.

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit është përgjegjëse për realizimin e pagesave në mënyrë të centralizuar, nëpërmjet sistemit informatik financiar të qeverisë. Për të zbatuar këtë detyrë DPTH aprovon shpenzimin në zbatim të kërkesave të kontrollit që burojnë nga aktet ligjore dhe nënligjore. Në zbatim të urdhrit të Ministrit, DPTH autorizon pagesën e pagave, vetëm nëse shoqërohet së bashku me deklaratën e pagesës së sigurimeve shoqërore.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar në terma konkretë, duke realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohësisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, po në bazë të këtij Udhëzimi, siguron zbatimin me rigorozitet të këtij rregulli të ri që prej muajit Tetor 2019. Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron qytetarët shqiptarë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që çështje të kësaj natyre të mos cënojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtetit dhe qëndrueshmërinë e indikatorëve bazë të ekonomisë.

Related Posts

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Lajme

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

18/11/2026
Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin
Kryesore

Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

17/11/2026
Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë
Kryesore

Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

17/11/2026
Do e ekzekutonin shqiptarët: Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi
Kryesore

Do e ekzekutonin shqiptarët: Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi

17/11/2026
Kryesore

17/11/2026
Abuzoi me të miturin, dënohet me 13 vjet burg shqiptari në Greqi
Kryesore

Arrestohen 4 shqiptarë të Maqedonisë në Greqi: Do ekzekutonin biznesmenin izraelit (grupi financohej nga Irani)

17/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Nga Serbia te Greqia, shorti projekton sfida “zjarr” për Shqipërinë, ka edhe rivalë “big” – Balkanweb.com – News24

FOTO/ Nga Serbia te Greqia, shorti projekton sfida “zjarr” për Shqipërinë, ka edhe rivalë “big” – Balkanweb.com – News24

18/11/2026
Kosova bie në Irlandë, shmanget derbi mes shqiptarëve, Foda “godet” Hajrizin: Gabim fatal (VIDEO)

Kosova bie në Irlandë, shmanget derbi mes shqiptarëve, Foda “godet” Hajrizin: Gabim fatal (VIDEO)

18/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al