• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Adriatik Lapaj: Një ditë do përballemi në zgjedhje si parti

19/09/2023
Adriatik Lapaj: Një ditë do përballemi në zgjedhje si parti

Aktivisti Adriatik Lapaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me lëvizjen e re “Shqipëria Bëhet”, e cila u prezantua zyrtarisht dje.

Lapaj u shpreh se ky ishte një vendim i vështirë për të sa i përket lënies anash të karrierës si edhe marrjen e përgjegjësisë karshi shoqërisë.

Ai zbuloi se ka pasur oferta për t’u bashkuar me partitë politike nga i gjithë spektri në vend, por ka kundërshtuar me arsyetimin se ka kërkuar ndryshimin.

Sipas tij lëvizja “Shqipëria Bëhet” nuk është ende një parti politike, por shtoi se do të vijë dita kur do të përballet në zgjedhje si parti politike me forcat e tjera.

“Ishte një vendim i vështirë pasi ka përgjegjësi karshi shoqërisë, familjes por edhe ndaj vetes. Unë jam një profesionist në karrierë dhe ky angazhim do bëjë të ul performancën time si avokat, gjë që është e vështirë për mua. Nga ana tjetër është përgjegjësia që marr për qytetarët, për të cilët dua të krijoj shpresë.

Mes ëndrrës së ngritjes në karrierë dhe asaj që të realizohen ëndrrat e fëmijëve të këtij kombi, anoj te kjo e dyta. Kam marrë oferta nga parti politike. Vendimet e kësaj republike janë marrë historikisht nëpër Bllok ose në kolltukët e Dhërmiut, aty ku elita e vendit mblidhet e merr vendime për ne. Them që mund të isha pjesë e tyre sepse jeta është zgjedhje. Mund të bëhesha palë, kam marrë gjithmonë oferta nga gjithë spektri politik.

Po të ishte për biznes mund të rrija aty ku isha. Arsyeja janë betejat e mia prej moshës 22-vjeçare për të kërkuar një ndryshim në këtë vend. Nga jashtë mund të debatohet, por duhet angazhim i drejtpërdrejtë për ndryshimin. Kjo nuk është një parti, por mund të bëhet parti politike. Temat që trajton kjo lëvizje duhet të bashkojnë këdo përtej ndasive partiake.

Nëse gjithë Tirana e di që iks ministër është i korruptuar, por kryeministri nuk reflekton, ai nuk ndëshkohet dot me sistemin e sotëm, ndaj ne kërkojmë hapjen e listave. Qytetari duhet të ketë mundësi për atë që performon mirë ta ngrejë në renditje dhe ta fusë në parlament. Nuk duhet të ketë blloqe njerëzit që shkojnë pas dikujt për interesa, por shkon me fuqinë që të ka dhënë populli për të kundërshtuar. Një ditë do përballemi si parti politike, por ky është rrugëtim”, u shpreh Lapaj.

Related Posts

“Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Anëtarësimi në BE është në rrezik
Kryesore

“Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Anëtarësimi në BE është në rrezik

01/07/2026
Na presin ditë të nxehta, ja parashikimi i motit për javën në vijim
Kryesore

Korriku përvëlues, do thyhen rekordet e qershorit, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë

01/07/2026
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Kryesore

Berisha: Do të rikthehemi në pushtet! Mbështesni protestën qytetare, pavarësisht çfarë thonë ata për ne

01/07/2026
Të enjten protestë tjetër para Kuvendit, nuk do të lejohen deputetët të hyjnë brenda
Kryesore

Të enjten protestë tjetër para Kuvendit, nuk do të lejohen deputetët të hyjnë brenda

01/07/2026
Kaos në kufi me Greqinë, sistemi doganor grek ndërpritet papritur
Kryesore

Kaos në kufi me Greqinë, sistemi doganor grek ndërpritet papritur

01/07/2026
Profili i The Guardian: Kadare mes lavdisë dhe mbijetesës në diktaturë
Kryesore

Sot dy vite pa Ismail Kadarenë, ndërgjegjia e një populli

01/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashikimi/ Senegali vjen i frikshëm pas 5-0, Belgjika me 16 ndeshje pa humbje

Parashikimi/ Senegali vjen i frikshëm pas 5-0, Belgjika me 16 ndeshje pa humbje

01/07/2026
“Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Anëtarësimi në BE është në rrezik

“Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Anëtarësimi në BE është në rrezik

01/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al