Rindërtimi i Aeroportit të Gjirokastrës është një ëndërr për qytetin dhe një premtim i thënë e stërthënë me qindra herë nëpër fushata elektorale. Tv Klan ka publikuar së fundi një video-kronikë nga arkiva, që tregon për fushatën elektorale të vitit 2000. Aleanca Demokratike asokohe prezantonte kandidatin për kryetar bashkie, mjekun Frederik Fico. Partia e Ballit kandidonte po një mjek, Nexhmo Beqiri. Të dy premtonin që do ta bënin Gjirokastrën me aeroport. Sot 20 vjet më pas Aeroporti i Gjirokastrës vijon të mbetet një ëndërr. Të paktën ta kursejnë tani në zgjedhjet e vitit 2021, se me siguri s’kanë për ta ndërtuar. Shihni kronikën e plotë në videon më poshtë.
©argjiroja.net