• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve

05/08/2026
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të nisur procedurën e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ka nxitur reagimin e ashpër të sipërmarrësit Behgjet Pacolli. Përmes një deklaratë të fortë publike, kreu i kompanisë “MABCO Constructions SA” bëri me dije se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor, duke paralajmëruar zyrtarisht dërgimin e çështjes në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ku fatura financiare për shtetin shqiptar parashikohet të kalojë 320 milionë eurot.

“Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore. Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar,” deklaroi Pacolli, duke nëvizuar se kompania e tij ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar përmes rrugëve institucionale.

Sipas Pacollit, situata e krijuar është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve publikë, ndërsa kostoja financiare do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve.

“Ky arbitrazh do të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës, veprimeve të kundërligjshme dhe papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve të institucioneve shtetërore… Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të paligjshme të zyrtarëve që sot vazhdojnë të sillen me indiferencë. Dëmin nuk e paguajnë ata, por qytetarët shqiptarë dhe biznesi.”

Kreut i MABCO sqaroi se kompania ndodhej në hapat e fundit të punimeve dhe në prag të certifikimit të aeroportit kur është bllokuar në mënyrë arbitrare për të hyrë në kantier.

“MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore… Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, grupe që veprojnë në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, me mbështetje ose tolerim institucional, penguan MABCO-n të hynte në kantier.”

Ai vuri në dukje edhe dëmet materiale të shkaktuara në objekt përgjatë muajve të fundit, si dhe absurditetin juridik ku institucionet e bllokuan projektin dhe po e përdorin këtë bllokim si pretekst për prishjen e kontratës.

“Për muaj të tërë, në prani të Policisë së Shtetit, investitori u mbajt jashtë pronës së tij, ndërsa pajisje me vlerë u dëmtuan, u shkatërruan dhe një pjesë edhe u vodhën. Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër kërkojnë ta përdorin këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës.”

Në përmbyllje të reagimit të tij, Pacolli konfirmoi se çështja do të ndiqet deri në fund në të gjitha shkallët juridike ndërkombëtare, në mbrojtje të Marrëveshjes Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë.

“Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të mbrojë të drejtat e saj me të gjitha mjetet juridike… deri të arbitrazhi tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë. Ky nuk është një kërcënim. Është pasoja juridike e veprimeve joligjore dhe mosveprimeve të papërgjegjshme,” përfundoi ai.

Related Posts

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet
Kryesore

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

16/08/2026
Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë
Kryesore

Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë

16/08/2026
Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam
Kryesore

Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam

16/08/2026
Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë
Kryesore

Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë

16/08/2026
Sherr i dhunshëm në Sarandë, dy të plagosur (Emrat)
Kryesore

Rrihet shefi i krimeve në Sarandë, ka dëmtime në trup dhe fytyrë

16/08/2026
Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reali mban hapin e Barçës, në Valencia i nderon Mbappe, Arbeloa: Është më i miri në botë, po ndjek CR7 (VIDEO)

Mbappe beson te Mourinho: Zgjedhja e duhur, ai di të fitojë

16/08/2026
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi

AXHENDA/ Dueli në Ligën e Konferencës, Dinamo kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Vorës – Balkanweb.com – News24

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al