• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aeroporti i Vlorës: Porta ajrore e Jugut

29/11/2023
Aeroporti i Vlorës: Porta ajrore e Jugut

Nga Fatos Çoçoli

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të nisë fluturimet në muajt mars ose prill të vitit 2025.

Aeroport i kategorisë më të lartë në Ballkan

Aeroporti është i kategorisë 4E, një nga kategoritë më të larta në Ballkan, pasi kjo kategori mund të përpunojë edhe avionë transoqeanikë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës në vitin e parë të operimit do të ketë pasagjerë më shumë nga sa ishte parashikuar ne studimin e tij të leverdisshmërisë. Nga parashikimi në planin e biznesit për vetëm 330 mijë pasagjerë në vitin 2025, me ritmin e rritjes së turizmit në Shqipëri, është e sigurt që Aeroporti i Vlorës do të arrijë të presë për vitin 2025 më shumë se 1 milion pasagjerë!

Aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore, duke u marrë masa që të mos krijohen probleme me reflektimet e paneleve gjatë uljes e ngritjes së avionëve në aeroport. Panelet do të prodhojnë 5.2 megavat energji të rinovueshme, e cila do të shkojë e gjitha për nevojat e aeroportit.

Vlora ka patur aeroport rreth 110 vjet më parë!

Vlora ka patur aeroport në vitin 1914!. Ushtria italiane në Vlorë, në fund të vitit 1914, ngriti një fushë aviacioni për qëlllime ushtarake në Mifol, e cila, përveç avionëve të zakonshëm, përfshinte edhe një bazë hidrovolantësh.

Në nëntor të vitit 1924, qeveria shqiptare e asaj kohe nënshkroi një marrëveshje koncesioni 10 vjeçar me kompaninë gjermane “Lufthansa”. Në bazë të kësaj marrëveshje, u krijua shoqëria ajrore shqiptare me emrin “Adria Aero Lloyd”. Në vitet 40-të të shekullit të kaluar, nga aeroporti i qytetit të Vlorës zhvilloheshin tre linja fluturimesh: Vlorë-Gjirokastër, ku bileta kushtonte 11 franga ari për person, Vlorë-Romë që kushtonte 90 franga ari për person dhe Vlorë-Tiranë 17 franga ari për person, ose 216 euro të sotme.

Vlora-porta ajrore e Jugut

Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra dhe terminali i pritjes dhe përpunimit të pasagjerëve do të ketë një hapësirë 20 mijë metër katrorë, e mjaftueshme për të përpunuar edhe 3 milionë pasagjerë në vit.

Aeroporti në Akërni ndodhet në një zonë të ulët bregdetare në 2 metra nën nivelin e detit. Prandaj dhe është bërë një punë e madhe inxhinierike nga kompanitë ndërtuese, me ngritje dherash, duke e ngritur pistën dhe aeroportin mbi nivelin e detit. Pista për uljen dhe ngritjen e avionëve po ndërtohet 2.6 metra më e lartë se niveli i detit dhe aeroporti 4 metra më i lartë, ndërsa rruga perimetrale 6 km(rrotull pistës) është që sot e gatshme për asfaltim. Të gjitha këto vepra përfundojnë brenda verës së vitit 2024.

Në fillim të vitit 2024 nis ndërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë. Po në janar 2024, në bashkëpunim me Aeroportin Ndërkombëtar të Mynihut i cili do ta menaxhojë Aeroportin e Vlorës, fillon çertifikimi ndërkombëtar i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Krahas punishtes së mirëmbajtjes së avionëve, Aeroporti i Vlorës do të ketë edhe Akademinë e Pilotëve shqiptarë të aviacionit civil. Deri në fund të verës së vitit 2024, Aeroporti do të ketë të çertifikuar ndërkombëtarisht kontrollorët e tij të trafikut ajror.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të operohet nga autoritetet portuale të Aeroportit të Mynihut në Gjermani, ndër më të mëdhenjtë e botës.

Shumë shpejt, futja në veprim e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do t’i japë oksigjen të plotë turizmit në jug te vendit, duke thithur turiste te huaj nga plazhet dhe destinacionet turistike te Greqise. Lajm i mirë për aeroportin e Vlorës dhe gjithë ekonominë shqiptare është që aeroportin e Vlorës do ta menaxhojë autoriteti aeroportual që menaxhon Aeroportin e Mynihut në Gjermani, një ndër më të mëdhenjtë në botë.

Related Posts

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë
Kryesore

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë
Kryesore

2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë

19/06/2026
Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec
Kryesore

Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec

19/06/2026
Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome
Kryesore

Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome

19/06/2026
Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë: Saliu është në gjendje të rëndë psikologjike!
Lajme

Ngjela: Protestat janë në favor historik të Edi Ramës, por ai nuk e kupton

19/06/2026
Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Kryesore

Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
SHBA thyen Australinë, kalon fazën e grupeve në Botëror

SHBA thyen Australinë, kalon fazën e grupeve në Botëror

19/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al