• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Afrim Qëndro: Erion Veliaj është njeriu i punës që transformoi Tiranën

13/02/2025
Afrim Qëndro: Erion Veliaj është njeriu i punës që transformoi Tiranën

Teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet pas hekurave, prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për të parin e kryeqytetit. Qëndro, e cilësoi Veliajn si një lider transformues që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kryeqytetit.

Në një deklaratë të gjatë, ai thekson rëndësinë e prezumimit të pafajësisë dhe shpreh bindjen se akuzat e ngritura ndaj Veliajt do të sqarohen në rrugë ligjore.

Deklarata e plotë e Afrim Qëndros:

Për Erionin që unë njoh!

Erion Veliajn e çmoj për punën e mirë transformuese që ka bërë në Tiranë përgjatë një dekade, për lidershipin në drejtimin e skuadrës së PS Tiranë dhe sukseset tona të përbashkëta elektorale edhe përtej kësaj bashkie, në të gjithë Qarkun ku ka vepruar si drejtues politik.

Besoj realisht se akuzat e dyshuara mbi të nuk janë të vërteta dhe kjo sigurisht do të provohet në gjykatë. Teksa jam i bindur se Erioni do t’i shkojë deri në fund të vërtetës së tij, duhet të mos e harrojmë për asnjë moment se prezumimi i pafajësisë as që nuk duhet të vihet në diskutim.

Gjyqet publike dhe telendisjet para turmave duhet të jenë një vegim i së shkuarës sonë të largët e të errët. Ato nuk kanë më vend në shekullin ku po jetojmë dhe në Europën demokratike ku duam të shkojmë. Erion Veliaj është një figurë qendrore publike, një politikan i votuar prej qindra e mijëra zgjedhësve të Tiranës. Për asnjë moment nuk rezulton ti jetë shmangur asnjë procedure të ndjekur prej organeve të drejtësisë dhe ka bashkëpunuar plotësisht me to. Rrjedhimisht, vijimi i hetimeve ndaj tij do duhet të ishte bërë në gjendje të lirë, duke ja mundësuar të respektojë kontratën dhe detyrimin që ka për tu shërbyer qytetarëve të kryeqytetit.

Nuk i shkruaj këto radhë për të atakuar drejtësinë në punën e asaj. Gjithçka ne bëmë për ta shkëputur drejtësinë nga ndikimi i politikës është një histori suksesi. Gjithsesi, ne që e çliruam drejtësinë nga kthetrat e politikës duam dhe kemi të drejtë të pretendojmë standarde të panegociueshme demokratike.

Edhe rasti ndaj qytetarit të parë të Tiranës dhe njeriut të dytë më të votuar në Shqipëri, është një prej atyre kur ne i pretendojmë pashmangshmërisht këto standarde demokratike, për një proces të drejtë e krejt jashtë pasionit të politikës së ditës. Teksa Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndodhet në këto kushte, është detyrim i secilit prej nesh që të angazhohemi maksimalisht që punët në këtë institucion të vazhdojnë normalisht dhe asnjë qytetari të mos i mungojnë shërbimet publike.

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi: Lamine Yamal është më i miri i brezit të ri

Lionel Messi: Lamine Yamal është më i miri i brezit të ri

10/05/2026
Malbora shpërthen ndaj Sarës: Është shumë false, shumë negative

Malbora shpërthen ndaj Sarës: Është shumë false, shumë negative

10/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al