• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Afrimi nga Lazarati zapton kullotat në Zagori: Edhe sikur të vdes, nuk i heq bagëtitë (VIDEO)

01/07/2025
Afrimi nga Lazarati zapton kullotat në Zagori: Edhe sikur të vdes, nuk i heq bagëtitë (VIDEO)

Një denoncim i pazakontë ka ardhur në emisionin “Tak Fak” në News24, nga fshati Sheper në Zagori, vendlindja e poetit të njohur Andon Zako Çajupi, ku banorët janë përballur me një konflikt për kullotat e përbashkëta që, sipas tyre, janë zaptuar prej vitesh nga një bari nga Lazarati.

Banorët pohuan se bariu i quajtur Afrim ka zënë me dhunë kullotat e fshatit, pavarësisht se komuniteti kishte pasur një kontratë të vlefshme me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Bashkinë Libohovë, të fundit të firmosur në vitin 2023.

Kontrata nuk është rinovuar ende për vitin 2025, çka ka krijuar një vakum ligjor të cilin Afrimi duket se e ka shfrytëzuar.

Gazetarja e emisionit u përballë drejtpërdrejt me bariun, i cili, edhe pasi iu tregua kontrata, refuzoi të largohej nga territori i zënë. “Edhe sikur të vdes tani, nuk i heq,” u shpreh ai, duke kundërshtuar çdo ndërhyrje dhe duke theksuar se nuk ka ndërmend ta lëshojë kullotën.

Banorët e Sheperit kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve për të zgjidhur konfliktin dhe për të rikthyer të drejtën mbi kullotat që, sipas tyre, u përkasin me të drejtë historike dhe kontraktuale./ BW

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Vendos kryevepra e Muçit, Shqipëria udhëheq në pjesën e parë – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Vendos kryevepra e Muçit, Shqipëria udhëheq në pjesën e parë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
LIVE/ Nis ndeshja, Shqipëria do “kokën” e Finlandës – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Çerek ore lojë në “Air Albania”, Shqipëria hidhet në sulm

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al