• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Agron Gjekmarkaj: Basha ka 40 mijë vota, Berisha do t’i marrë partinë me 3 mijë vota

28/10/2021
Agron Gjekmarkaj: Basha ka 40 mijë vota, Berisha do t’i marrë partinë me 3 mijë vota

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaron se nuk ka një proces gare brenda selisë blu, duke theksuar se Sali Berisha me 3-4 mijë veta në Kuvend nuk mund të realtivizojë Lulzim Bashën, që ka marrë 40 mijë vota në garën e qershorit.

Duke folur në emisionin “Opinion” Gjekmarkaj tha se Berisha mund të ishte patriarku i PD-së dhe është ende në kohë për të qenë, por shtoi se ai e di shumë mirë se PD nuk mund të jetë parti fituese me një kryetar të shpallur “non grata” nga SHBA-të.

“Nuk jemi në proces gare. Nuk mund të garojë në Kuvend. Aksionerët e partisë, janë anëtarët e partisë të cilët i kanë dhënë 40 mijë vota Lulzim Bashës. 3 apo 4 mijë veta në Kuvend nuk mund të relativizohen 40 mijë vota që ka marrë Basha në qershor. Bëhet fjalë për një miting, Kuvend që nuk dihet a do jetë legal a nuk do jetë”, tha Gjekmarkaj.

“Në këto 5 apo 6 javë sa herë jam pyetur jam kujdesur të them që Berisha është një personalitet i të djathtës, një njeri me staturë të lartë intelektuale, dhe politike. Nuk jam kujdesur për hipokrizi, apo politikë, por mendoj e ka mbyllur ciklin e tij, me të gjitha sukseset dhe dështimet. Ai e di shumë mirë që kryetari i PD nuk mund të jetë non grata nga SHBA-të.

Ai mund të jetë por nuk mund të jetë fituese PD-ja. Është e pamundur të sjellë një gjë të re në PD. Berisha mund të ishte patriarku moral i PD, është ende në kohë për të qenë, por nuk mund të jetë e ardhmja e PD. Mendoj që Berisha e ka mbyllur këtë cikël në 30 vjet, tani edhe mosha e tij nuk e lejon, sepse pas 5 vitesh do jetë 82 vjet”, shtoi deputeti i PD-së.

Gjekmarkaj tha se konflikti me SHBA-të mund ta zvogëlojë PD-në dhe ta çojë drejt asgjësimit, pasi bëhet fjalë për një fuqi madhore të botës.

“Ne e dimë që SHBA-të janë fuqi madhore e botës. Janë ata stabilizatori. Nuk mund ta trajtojmë si fuqi minore, si shaka. Berisha e di më mirë se kushdo fuqinë e tyre. Do i kishte pasur hije Berishës që ti mallëngjente demokratët duke u martirizuar për interesat e kësaj partie, por ai ka zgjedhur konfliktin.

Por konflikti me SHBA-të e zvogëlon PD-në, mund ta çojë në deriva që ne nuk na i merr mendja, mund ta çojë drejt asgjësimit. Duhet tua themi shqiptarëve këtë. Është e pamundur që një parti politike në Shqipëri të vijë në pushtet, të qeverisë nëse nuk është në sintoni me SHBA-të”, u shpreh ai.

Related Posts

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri
Kryesore

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

01/08/2026
Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!
Kryesore

Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

02/08/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al