• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Akademia e Marinës Vlorë drejt shembjes/ Meçollari: Populli do të çuditet kur të dëgjojë emrin e investitorit

06/09/2024
Akademia e Marinës Vlorë drejt shembjes/ Meçollari: Populli do të çuditet kur të dëgjojë emrin e investitorit

Ish-zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari ka denoncuar planet për shembjen e Akademisë së Marinës në Vlorë.

Duke folur në një interviste Meçollari tha se populli i Vlorës, pozita dhe opozita, do të çuditen kur të dëgjojnë emrin e investitorit strategjik.

Sipas tij plani për shkatërrimin e Akademisë së Marinës daton që në vitin 2010 kur në pushtet ishte PD, dhe ka vazhduar në qeverisjen e PS-së, si një histori e pastër korrupsioni.

“Kam informacionet e mia që në Ministrinë e Mbrojtjes po punohet për nxjerrjen e urdhrit për shembjen e godinës.

Shembja e Akademisë do të thotë që pjesa që gjendet përpara, në inventar të Ministrisë së Turizmit, do bashkohet me pjesën e godinës, dhe e gjitha do jepet për investim strategjik në turizëm.

Planet janë bërë ka shumë informacione. Populli i Vlorës do çuditet kur të dëgjojë emrin e investitorit, do çuditet pozita dhe opozita. Unë s’jam çuditur, sepse kam informacion se çfarë po ndodh. Do ta bëjë publik vet kryeministri.

Shkolla e Marinës, shkatërrimi i saj është një histori që përfshin edhe opozitën edhe pozitën.

Shkatërrimi i saj ka filluar në vitin 2010 kur ministër ishte Imami dhe ka vazhduar me intensitet të lartë, me Kodhelin, dhe Pirro Vëngu pritet të firmosë shkatërrimin e saj. Ajo është një histori korrupsioni e pastër.

42 mijë metër/katror ka qenë pronë e administratës së luftës së Italisë. I është shpronësuar administratës italiane dhe nga ajo i ka kaluar shtetit shqiptar.

Në këtë territor s’ka ish-pronarë. Dokumentet janë por Avokatura e Shtetit fillon punën vetëm kur e detyrojnë oligarkët të merret me prona të tilla. Edhe ajo copë pronë që ka mbetur, 42 mijë metër/katror, nga një pronë e vetme sot janë 7 prona, është bërë copa-copa, pjesën më të madhe e ka Ministria e Turizmit. Aty ka qenë e vetmja Akademi Detare në historinë e Shqipërisë. 6 deputetë të PS u premtuan qytetarëve dhe ish-detarëve në 2020-ën, që do ta ruajnë. Sot është bërë peng e investitorëve strategjikë dhe oligarkëve që duan ta tjetërsojnë”.

Ndër të tjera, ai thotë se ka informacion se në janar të vitit 2023 janë propozuar 4 prona për t’u nxjerrë nga plani i përhapjes: Ishulli i Sazanit, një pjesë e Porto Palermos, Kavalishenca e Durrësit dhe Kavalishenca e Jalës.

“Në 2011 kam bërë një raport, ku kam gjetur dokumente në arkivin zyrtar. Kam konkluduar që prona që është urdhëruar të jepet nga ministri Imami, s’mund të jetë në këtë vend, sepse kjo pronë është shitur.

Planvendosja nuk përputhet me planvendosjen e vitit 1940. Nëse në 1940-ën kanë qenë në formë kuadrati, sot janë në formë L-je.

I gjithë shteti, të gjitha institucionet kanë punuar për ta prishur këtë Akademi sistematikisht, që nga 2010-ta e mbrapa.

Kam informacion që në janar 2023 janë propozuar 4 prona për të dalë nga plani i përhapjes, ishulli i Sazanit, një pjesë e Porto Palermos, kavalishenca e Durrësit dhe kavalishenca e Jalës. Janë 6 prona në SPAK.

Deri në 8 prill të këtij viti, Presidenti s’e ka firmosur ndryshimin e planit të përhapjes. Porto Palermo është 60 ha. Poshtë kalasë janë disa godina që janë në planin e përhapjes.

Në 2016-ën ka pasur një tentativë serioze për të nxjerrë 70 për qind të sipërfaqes së Porto Palermos, dhe SPAK-u po e heton. Ajo tentativë s’e përfshinte tunelin.

Ka një vendim të GJK për trajtimin e pronave në planin e përhapjes që konsiderohen si asete të FA, vetëm për përdorim ushtarak.

U bëj thirrje të gjithë ushtarakëve në Ministrinë e Mbrojtjes mos firmosni letra në shkelje të ligjit dhe interesit kombëtar.

Ministri e ka ndarë mendjen se çfarë do të firmosë, sepse hoqi edhe sekretaren e përgjithshme Prodani për këtë punë. Në SPAK gjenden 9 raste që lidhen me trajtimin e pronave të FA.

Sazani është në planin e vendosjes dhe të përhapjes së forcave detare, nuk mund të trajtohet për destinacion tjetër.

Dhënia me qira e gjithë bazës së Sarandës për përdorim turizmi do të çojë njerëz përpara hekurave”, tha ish-zv.Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, për MCN TV.

Related Posts

Atentati me tritol në Gjirokastër, ndërron jetë shoferi
Kryesore

Atentati me tritol në Gjirokastër, ndërron jetë shoferi

11/10/2026
Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

10/10/2026
Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)
Kryesore

Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

10/10/2026
Tronditet Gjirokastra, shpërthen një makinë para komisariatit, shoferi në gjendje të rëndë (FOTO)
Kryesore

Tronditet Gjirokastra, shpërthen një makinë para komisariatit, shoferi në gjendje të rëndë (FOTO)

10/10/2026
Shkrirja e bashkive, Braçe: Votova pro që të qëndroja në PS. Rama është i dashuruar me pushtetin
Kryesore

Shkrirja e bashkive, Braçe: Votova pro që të qëndroja në PS. Rama është i dashuruar me pushtetin

10/10/2026
Të huajt në Vlorë. Shifrat gjithmonë e në rritje, mungon fuqia punëtore vendase (VIDEO)
Kryesore

Të huajt në Vlorë. Shifrat gjithmonë e në rritje, mungon fuqia punëtore vendase (VIDEO)

10/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

La Liga/ Barcelona perfekte, 8 fitore në 8 ndeshje, fitore dramatike e Real Madrid ndaj Villarreal

La Liga/ Barcelona perfekte, 8 fitore në 8 ndeshje, fitore dramatike e Real Madrid ndaj Villarreal

11/10/2026
Legjionarët/ Muçi gjithmonë e më shumë lider te Trabzonspor, vjen goli i dytë sezonal në Turqi – Balkanweb.com – News24

Legjionarët/ Muçi gjithmonë e më shumë lider te Trabzonspor, vjen goli i dytë sezonal në Turqi

11/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al