Një fëmijë 9 vjeç është aksidentuar një ditë më parë në rrugën ‘Butrinti’ në Sarandë. R.P është goditur me automjetin tip ‘Mitsubishi’ të drejtuar nga shtetasi L.B, 46 vjeç, banues në fshatin Shals të Tepelenës. Policia ka bërë kallëzim në Prokurori për shoferin, ndërsa mësohet se fëmija ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.









