• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar masat zbutëse për disa zyrtarë të kompanisë Bankers, tha se hetimi është duke vijuar, por është një dosje e vështirë për Prokurorinë e Posaçme, sepse vepra penale ka zgjatur për gati dy dekada. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala u shpreh se hetimi është duke vijuar, pavarësisht se të pandehurit janë të lirë, nën masën për të mos dalë nga vendi.

Lala theksoi ndër të tjera se, duhet bërë një grup më i madh hetimi dhe jo vetëm me dy prokurore.

“Hetimet për aferën e Bankers po vijojnë. Janë dy prokurore. Zhvillimi më i fundit ka qenë zbutja e masës së sigurisë për shtetasit kinezë dhe ish-administratorin Leonidha Çobo, sepse nuk mund të mbahen në paraburgim ngaqë kanë kaluar afatet ligjore.

Prokuroria e Posaçme e mori dosjen nga ajo e Fierit. Dy prokuroret kanë marrë të pandehur disa persona, mes tyre edhe ish-administratorin Leronidha Çobo. Muajt e fundit kanë çuar disa letër-porosi jashtë vendit, atje ku mendohet se janë çuar paratë.

Kjo është afera më e madhe në këto 2 dekada. Bëhet fjalë për disa qeveri të përfshira. Gjithë thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur. Hetimi është duke vijuar, pavarësisht se të pandehurit janë të lirë, nën masën për të mos dalë nga vendi. Po pritet akti-ekspertimi sepse nga hetimet e deritanishëm kjo kompani nuk ka paguar asnjë lek në buxhein e shtetit. Pra është një çështje në hetim e sipër.

Jam kritike për hetimin e Bankers nga Prokuroria e Posaçme. Kjo është një zhvatje e buxhetit të shtetit, por prokuroria duket se i ka duart e lidhura për shkak të kohëzgjatjes së veprës penale. Ndoshta janë edhe në pamundësi për t’i hetuar veprat penale. Ndoshta duhet bërë një grup më i madh hetimi, jo vetëm me dy prokurore. Nuk ka asnjë të dhënë që po mbyllet kjo histori. Por po pres fatin e kësaj dosje”, tha Lala.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al