Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë mbrëmjre në autostradën Lushnjë-Fier në vendin e quajtur Bishqem. Një mjet me targa të Kosovës është përplasur me një mjet me targa ‘AA873XN’.
Shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të dy mjetet në kohën që janë përplasur me njëra-tjetrën në tentativë parakalimi të mjetit Opel me targa të Kosovës ka shkaktuar goditjen dhe me trafikndareset e të dy mjeteve.
Nga shpejtësia mjetet kanë përfunduar me qindra metra larg njëri-tjetrit. Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po merren me dokumentimin e aksidentit.
Te lënduarit janë transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.