Një aksident rrugor ju ka marrë jetën dy vëllezërve shqipatar në Greqi. Aksidenti të ndodhur në Lamias – Livadeia të Greqisë. Drejtuesi i mjetit ishte 30 vjeçari dhe pasagjeri ishte vëllai i tij 27 vjeçar .
Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para orës 12 ku mjeti me pesë pasagjerë në Lamia – Livadeia. Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin dhe nga përplasja është hedhur në lumin Erkyna .
Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të plagosur për vdekje dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet, një 31-vjeçar me origjinë shqiptare , një 29- vjeçar grek dhe një 22-vjeçar grek , u plagosën rëndë .
Të gjithë ata janë dërguar në spitalin e Livadeisë ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Departamenti i Qarkullimit të Livadeisë .