Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë.
Rreth orës 05:00 është njoftuar shërbimi për një automjet që ishte përmbysur në rrugë. Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.
Me mbërritjen në vend, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre janë transportuar me ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të dëmtuarve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.









