Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Tepelenë. 31-vjeçari A.B, banues në Tiranë, duke drejtuar motorin tip ‘Honda’, me targë TR 877 F, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Iliras në Memaliaj, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Pompave’. Pasi mori mjekim në spitalin rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, ai është dërguar për në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
©ArgjiroLajm.net









