POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi grek G. T., 30 vjeç, banues në Greqi. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.