Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Llogara. Dy makina janë përplasur kokë më kokë, por fatmirësisht është shmangur një tragjedi, pasi në atë rrugë, nuk lejohet parakalimi.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Argjirolajm.net, në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘Toyota’ dhe një furgon. Për pasojë, ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i ‘Toyotës’. Siç kuptohet dhe nga pamjet e siguruara, aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar.
Trafiku është rënduar për shkak të bllokimit të njërës korsi të rrugës. Policia dhe grupi hetimor mësohet se janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.