Një 51-vjeçar nga Shqipëria ka rënë nga lartësia 8 metra, teksa po punonte. Ngjarja është regjistruar në shtetin grek, teksa 51-vjeçari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme. Fatkeqësisht, ai ka humbur ekuilbrin dhe është rrëzuar nga pema. 51-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon.