Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në afërsi të Terminalit të Autobusëve në Sarandë, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti me targa AB139YP, i drejtuar nga shtetasi me inicialet Xh.I., ka goditur këmbësorin teksa po hynte në qytet, në momentin që ky i fundit ishte duke kaluar rrugën.
I dëmtuari është identifikuar si Hysen Riad, 31 vjeç, me origjinë egjiptiane. Ai është transportuar në urgjencën e spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se 31-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.









