Policia e Durrësit ka bërë kallëzim për dy persona nga Gjirokastra, të cilët aksidentuan një person teksa ishte duke lëvizur me motoçikletë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë te mbikalimi i Shkozetit.
“Më datë 20.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit T.P dhe I.H, vjeç 26 e 58, banues në Gjirokastër e Durrës, pasi te mbikalimi i Shkozetit, T.P, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar drejtuesin e motorit tip ”Yamaha” pa targë, I.H, i cili ka qenë pa leje drejtimi dhe pasi mori mjekim, u largua për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.