POLICIA E SHTETIT
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. K., drejtues i automjetit që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin A. V.. I dëmtuari nga aksidenti, shtetasi A. V. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.