Sidorela Memushi, 21-vjeçarja e plagosur nga aksidenti i trefishtë në rrugën Tepelenë-Gjirokastër është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Argjirolajm.net mëson nga burime pranë spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër, se vajza kishte skalpin e kokës të dëmtuar, plagë mbi sy me hematomë dhe dëmtime të këmbëve.
Bashkë me të mbeti i plagosur edhe shoferi i mjetit, 24-vjeçari Redon Xhanari. Gjendja e tij shëndetësore është stabël. Argjirolajm.net ka raportuar pak pas ngjarjes detaje nga aksidenti i trefishtë pranë Subashit. Të 3 automjetet po vinin drejt Gjirokastrës. Njërës prej tyre ia ka prerë rrugën një lopë.
Nga frenimi i menjëhershëm i dy makinave të tjera të cilat ishin në distancë të afërt mësohet se ka ndodhur edhe përplasja me makinën e parë. Çuditërisht të plagosur kanë mbetur të rinjtë që udhëtonin me makinën e tretë, Redon Xhanari nga Gjirokastra dhe Sidorela Memushi nga Tepelena. ©argjiroja.net