• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksidenti në Gjirokastër, viktima ende në morg i paidentifikuar (Foto ekskluzive)

06/01/2020
Aksident me vdekje në Gjirokastër, foto nga vendi i ngjarjes

Kanë kaluar më tepër se 24 orë nga aksidenti i ndodhur mbrëmë pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër, por viktima nuk është identifikuar ende. Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit “Omer Nishani”. Policia ka marrë disa banorë të Humelicës, me shpresën se do të ndihmonin në identifikimin e tij, por ata kanë thënë se viktima nuk është banor i fshatit.

Argjirolajm.net siguron një foto të burrit, i cili është rreth 50 vjeç, por për shkak se kemi të bëjmë me imazhe të rënda, ne nuk e publikojmë dot pa i mbuluar fytyrën.

Natyrisht që kjo nuk ndihmon shumë në identifikimin e tij, por ne vlerësojmë se nëse foto publikohet sikundër është, shkelim etikën dhe mund të trazojmë ndjenjat e familjarëve apo të afërmve të tij. Le të shpresojmë që të ndihmojë në identifikim veshja e viktimës.

Ai u përplas për vdekje mbrëmjen e shkuar nga autobusi i linjës Vlorë-Athinë. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, pranë fshatit Humelicë. Policia shoqëroi në komisariat shoferin e autobusit, shtetasin L.R, 45 vjeç banues në Vlorë, për të dhënë sqarime mbi ngjarjen e rëndë. Ky ishte aksidenti i parë për vitin 2020 në Gjirokastër.

©argjiroja.net 

 

 

Related Posts

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”
Kryesore

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

16/11/2026
Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Kryesore

Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

16/11/2026
Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social
Kryesore

Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social

16/11/2026
Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve
Kryesore

Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve

16/11/2026
Butrinti me koncension, reagon UNESCO: Shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore
Kryesore

Bileta në Butrint rritet në 1,200 Lekë. AADF: Do të bëjmë investime dhe kërkime shkencore

16/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint
Kryesore

Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint

16/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjermania turpëron Holandën, i shënon 5 gola

Gjermania turpëron Holandën, i shënon 5 gola

16/11/2026
Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

16/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al