Mirela Kumbaro:Me shume dhimbje e trishtim, dhe ngushellime qe nuk mjaftojne per t’u dhene sadopak force familjeve te dy elektricisteve gjirokastrite qe humben jeten ndersa shkonin te kryenin detyren!
Familjet do te kene solidaritetin e te gjitheve dhe kujtimi i Selfos dhe i Ismetit do te jete i paharruar
Tritan Shehu: Humbja e dy jeteve ne krye te detyres eshte nje ngjarje shume e trishte e tragjike e ndodhur mbreme ne Gjirokaster. Ngushellimet me te sinqerta familjeve te tyre, kolegeve, miqeve, te gjitheve.
T’i kujtojme gjithemone Ismet Isaraj dhe Selfo Kallafa. Te pa harruar qofshin.
Artemis Malo: Ikën dy burra në krye të detyrës! Ismeti dhe Selfua! Pa fjalë! Trishtim i thellë për familjarët, por edhe për të gjithë qytetin! Ishte hajdute dhe e pabesë nata e djeshme! Të paharruar do të jeni! Ju qoftë i lehtë dheu!
Vangjel Tavo: Mirënjohje të thellë Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj për sakrificën dhe heroizmin tuaj. U prehshit në paqe.