POLICIA E SHTETIT
Seksioni i Trafikut Interurban dhe Urban referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Përmet-Llixha”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









