Policia ka shoqëruar regjisorin Petri Bozo, djali i ish-deputetes së PS-së, Luljeta Bozo në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel, në aksin Librazhd-Elbasan.
7-vjeçari është përplasur për vdekje nga makina ndërkohë që po kalonte rrugën, dhe për një moment është shkëputur nga e ëma.
Aksidenti i sotëm vjen 3 javë pas tragjedisë së ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy të mitur.









