Një djalë 8-vjeçar është rrëmbyer nga nëna e tij pasditen e sotme në Selanik. Ajo shkoi ta merrte të miturin Vassilis Hadjidimitriou nga shkolla duke humbur kontaktet. Njoftimi është bërë nga agjencia “Buzëqeshja e fëmijës”. I mituri ka flokë kafe, sy të zinj. Ai kishte veshur pantallona blu, një këmishë me mëngë të shkurtra dhe këpucë të kuqe. Tashmë kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e tij dhe po merren në pyetje të afërm dhe shokët që e panë për herë të fundit.