Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka paralajmëruar se mund të përhapet masivisht edhe fruthi. Sipas UNICEF në shumë vende, vaksina për fruthin është shtyrë për shkak të përhapjes së COVID-19.
“Në 37 vende, 117 milionë fëmijë mund të mos bëhen imunë me kohë ndaj fruthit”, thuhet në reagimin e UNICEF.
“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve që të intensifikojnë përpjekjet për të gjurmuar fëmijët e pa vaksinuar, në mënyrë që popullsitë më të prekshme të mund të pajisen sa më shpejt me vaksina për fruthin”, thuhet më tej në deklaratë.
Fruthi, i cili shkakton kollitje, skuqje dhe ethe, mund të parandalohet me dy doza të vaksinës së njohur si MMR.
Në mesin e vendeve që kanë vendosur të shtyjnë vaksinimet për fruth, janë: Bangladeshi, Brazili, Bolivia, Kamboxhia, Etiopia, Somalia e të tjera