• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Alo policia, ndihmë…”, zbardhet biseda e pilotit që shokoi Greqinë, ja si tentoi të gënjente policinë pasi vrau gruan

11/10/2021
“Alo policia, ndihmë…”, zbardhet biseda e pilotit që shokoi Greqinë, ja si tentoi të gënjente policinë pasi vrau gruan

Kollitje, zvarritje dhe gulçime ishte ky teatri që bëri piloti grek Babis Anagnostopoulos kur mori policinë në telefon për të denoncuar grabitjen e sajuar, që të dukej më i besueshëm. Piloti aktroi sikur ishte i lidhur ndërsa fliste me policinë dhe trupi i pajetë i bashkëshortes Carolinë ndodhej pranë tij.

Autoritetet në vend kanë bërë publike sot bisedën që ai pati me oficeren e policisë pasi kishte kryer krimin. Kishte vrarë gruan dhe varur qenin e familjes dhe vijonte të drejtonte “grabitjen” në banesën e tyre në Glyka Nera.

I vetëlidhur, ai merr në telefon policinë dhe fillon shfaqjen e tij të parë, pasi të tjera do të pasonin në ditët në vijim, shkruajnë mediat greke. Në bisedën audio të zbardhur, Babis hiqet si i shokuar dhe i trembur ndërsa kërkon i dëshpëruar ndihmën e policisë dhe një ambulancë. Në anën tjetër të telefonit është një grua që e pyet se ku ndodhet.

BISEDA

Piloti: Më ndihmoni!

Qendra : Urdhëroni?

Piloti : Më ndihmoni, (duke qarë) ndihmë!

Oficerja e policisë po mundohet të kuptojë se çfarë po mundohet t’i thotë burri në anën tjetër të telefonit. Babis Anagnostopoulos, ndjek planin e tij dhe përpiqet të bindë se është i lidhur nga grabitësit e që u futën me dhunë në shtëpinë e tij.

Qendra: Fol pak më qetë.

Piloti : Më ndihmoni, grabitës..

Qendra: Më thuaj ku je?

Pilot : Ndihmë ( merr frymë rëndë) Më ndihmoni.

…Telefonata zgjat një minutë e 48 sekonda.

Qendra: Nuk ju kuptoj, çfarë po ju ndodh.

Pilot : 10….10…( nuk kuptohet se çfarë po thotë.

Qendra : Ku ndodheni?

Piloti : Glyka Nera.

Qendra: Ku në Glyka Nera?

Piloti : Parodos…

Qendra: Po…

Piloti : Parodos dhe Panagouli 10

Piloti : Ndihmë! Ambulancë!

Qendra: Sa vjeç je?

Piloti : Më duhet një ambulancë sa më shpejt.

Qendra: Po vijmë menjëherë

Piloti donte që të ishte me të gjitha kushtet bindës. Për këtë arsye, përpara se të bëntë telefonatën, u ra dy numrave të gabuar në përpjekje për të telefonuar “100” me hundë. Në orën 06:08 telefoni “180” dhe në 06:10 numrin “1000”.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al