Ambasadori i BE në Shqipëri tha sot se ai, në emër të organizatës që drejton, e sheh me si një mundësi për të fuqizuar mekanizmat antikorrupsion, Komisionin e Posaçëm ngritur në parlamentin e Shqipërisë që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Komentet e Silvio Gozatos, u bënë gjatë një forumi ballkanik organizuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike mëngjesin e sotëm, një takim ku mori pjesë drejtuesi i kësaj qendre Zef Preci edhe si mikpritës i forumit Seldi, kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali që ishte ftuar të përshëndeste forumin, dhe kreun e SPAK Altin Dumani.
Tha Silvio Gonzato: “Kohët e fundit kuvendi i Shqipërisë krijoi një komision të posacëm me synim avancimin e reformave në mirëqeverisjen antikorrupsion dhe sundimin e ligjit. Kjo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit duke përfshirë kështu një serë aktorësh, eksertësh, në fakt një përpjekje në të gjithë vendin. Dhe sigurisht duke pasur parasysh rezultatet që janë arritur duhet të vijohet më tej. Masa të tjera krijohen sigurisht, por është po aq e rëndësishme që të gjithë partnerët në rajon duhet të shmangin veprime që minojnë përpjekjet antikorrupsion.
Psh: dobësimi i transparencës në prokurorimin publik apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarte apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura antikorrupsion”. Komentet e tij shprehin kështu mbështetjen që Bashkimi Europian i jep kësaj nisme, pavarësisht kritikave të shumta që ka hasur ky komision në Shqipëri, sidomos nga Partia Demokratike, që e konsideron atë si një tentativë të qeverisë për të ndërhyrë në ndryshimin e rregullave për drejtësinë, në mënyrë që të shmangë sa më shumë të jetë e mundur punën e SPAK. Por duket se nisma e kuvendit, ka mbështetjen e partnerëve evropianë.
Ndërkaq, drejtimi i Komisionit nga ana e Fatmir Xhafajt, që është konsideruar nga opozita si njeriu që do të zhbëjë drejtësinë dhe reformën në këtë institucion, nuk u përfol nga ambasadori i BE, që tregoi se streategjia e re që po bën qeveria dhe parlamenti për përpjekjet antikorruspsion 2024-2030 është e mirëpritur.”
Por Gonzato përmendi edhe institucionet që sipas tij janë “pika të kuqe” në hartën e evidentuar nga BE.
Tha Gonzato: “Në Shqipëri ne presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupsion 2024 – 2030 të përfundohet së shpejti dhe të miratohet dhe pas miratimit ne presim zbatimin e plotë të kësaj strategjie në vecanti në sektorë me rrezikshmëri të lartë si kadastra, administrata tatimore, dogana, prokurimi publik, arsimi e shëndetësia”.
Gonzato theksoi gjithashtu se pavarësisht fondeve dhe përpjekjeve që bëhen nga BE, në raportet e kësaj organizate është e dukshme se ka ende elementë të kapjes së shtetit nga korrupsioni.
“Lufta kundër korrupsionit do të përballet me rezistencë nga ata që përfitojnë nga ekzistenca e saj prandaj duhet një vullnet i fortë politik. Ndaj në vendet e zgjerimit ne e shikojmë që ka ende elementë të kapjes së shtetit. Kjo pengon sundimin e ligjit në ballkanin perëndimor dhe unë kam besim se pjesmarrësit do të merren me këtë cështje e do ta diskutojnë atë gjerësisht”.
Duke evidentuar se BE nuk do të ndalojë se mbështeturi vendet e ballkanit perëndimor në rrugën e integrimit dhe këtë po e bën edhe nëpërmjet instrumentit financiar (6 miliardë dollarë) përveçse udhëzuesve dhe udhërrëfuesve sesi duhet të bëhet reforma, Gonzato theksoi se të gjitha përpjekjet antikorrupsion do të përfshihen në kapitujt e negociuar duke filluar nga sektorët me rrezikun më të lartë. Vetëm një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese refuzoi të bëhej pjesë e komisionit parlamentar antikorrupsion dhe ishte institucioni i parë që refuzoi hapur këtë nismë, me pretendimin se kjo gjykatë nuk bëhet pjesë e nismave ligjvënëse.