Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, i njohur edhe si një analist mbështetës i Ilir Metës thotë se ky i fundit do të bëhet kryeministër në zgjedhjet e 18 qershorit.
Sipas tij, LSI-ja do të dalë forcë e parë në katër qarqe të vendit dhe Meta do të kërkojë postin e kryeministrit.
“Këtu do të jemi. Në katër qarqe LSI do të dalë forcë e parë. Një prej tyre është Gjirokastra dhe do të bëhet kryeministër”, -i tha Kulla kolegut Arjan Çani në emisionin “Studio e Hapur”
Më herë Arjan Çani theksoi se kreu i Kuvendit, njëkohësisht aleati në qeveri, Ilir Meta është i detyruar që të bëjë koalicion me Ramën, pasi sipas tij është një peshk i vogël.
Nga ana tjetër Çani pohoi se kryeministri Rama do të sundojë për një periudhë 30-vjeçare.