Andi Bushati thotë se ambasadorja Yuri Kim, me deklaratën kundër Ilir Metës, i ka dhënë leje Edi Ramës të vjedhë votat. Ai thotë se ndjen neveri për liderët e opozitës, që sillen si leshko ndaj Yuri Kim.
“Deklarata e fundit e Yuri Kim një liçence e hapur për grabitjen e votës nga Rama.
Të mos flasësh asnjë fjalë për banditët që nxjerr në rrugë rilindja, të bësh sikur nuk e sheh skandalin e vjedhjes të të dhënave të 1 milion qytetarëve dhe të godasësh vetëm opozitën do të thote të jesh palë.
Sot ndjej neveri për ata liderë opozitarë që sillen si leshko ndaj kësaj “arbitreje të pavarur”, shkruan ai.