• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Andi Bushati: Basha po gënjen militantët e PD, nuk ka zgjedhje të parakohshme

08/02/2020
Andi Bushati: Basha po gënjen militantët e PD, nuk ka zgjedhje të parakohshme

Andi Bushati thotë se Lulzim Basha e ka bllof idenë për t’u futur në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, këtë gjë Basha e bën për të mos i dhënë përgjigje militantëve të tij, se përse u ul në tavolinën e bisedimeve me anëtarë të mazhorancës në lidhje me reformën zgjedhore.

Në këtë mënyrë thotë Bushati, kreu demokrat u hedh militantëve të partisë së tij “karremin” e zgjedhjeve të parakohshme.

I pyetur se përse i gënjen Basha militantët e tij, Bushati u përgjigj se këtë gjë e bën për të fituar kohë.

Basha, thotë ai, dëshiron t’i fitojë zgjedhjet por nuk është në rrugën e duhur për ta bërë këtë gjë.

“Unë nuk mendoj se do të kemi zgjedhje të parakohshme. Unë nuk e mendoj, sepse që të ketë zgjedhje të parakoshme duhet të jenë të dy palët.

Deri më tani mazhoranca e ka eksluduar. Unë mendoj se ky i Bashës është një bllof. Është një bllof, të cilin Basha po e përdor për një qëllim të caktuar.

Basha bëri një vit rrugë radikale dhe papritmas vendosi të hyjë në sistem dhe të ulet në tryezë. Basha pas kësaj kthese 180 gradë duhet të jepte disa përgjigje. Domethënë, Pse u ule? Çfarë arrite? Ku do të arrish? Ti thoshe që është rrezik vjedhja e votës?

A po e shmang vjedhjen e votës? Dhe për t’i shmangur të gjitha këto pyetje, çfarë bën? I tregon militantëve të vet karremin e zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh Bushati në emisionin “Top Talk”.

I pyetur se cili është përfitimit të Bashës që gënjen njerëzit e vet, Bushati tha:

“Në momentin e caktuar Basha po e bën për të fituar kohë. Unë nuk jam nga ata që besojnë që Bashën e ka blerë Rama dhe nuk don t’i fitojë zgjedhjet. Basha dëshiron t’i fitojë zgjedhjet, po a është në rrugën e duhur për t’i fituar zgjedhjet për këtë nuk jam i sigurt”.

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1 – Balkanweb.com – News24

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1

25/08/2026
Arritje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Arritje e jashtëzakonshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al