• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Andi Bushati: Berisha sa të jetë mbi këtë tokë, duhet të japë llogari për vrasjet e 21 janarit

05/10/2024
Andi Bushati: Berisha sa të jetë mbi këtë tokë, duhet të japë llogari për vrasjet e 21 janarit

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili detyron SPAK të hetojë vrasjet e 21 Janarit, Prokuroria e Posaçme e ka nisur hetimit. Ditën e djeshme u paraqit Artan Hoxha për të dorëzuar kasetën me regjistrimet e bisedave mes drejtuesve të Gardës.

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se vrasjet e 21 Janarit, janë vrasje shtetërore të kryera me urdhër nga lart dhe se Sali Berisha duhet të japë llogari “sa të jetë mbi këtë tokë”, por shtoi se sistemi i drejtësisë nuk jep garanci se do ta hetojë Berishën në mënyrë të drejtë, pasi është i kapur dhe ka dhënë provat se kundështarët e Edi Ramës i heton dhe dënon duke përdorur dëshmitarë të rremë.

“Ne dimë se kjo është vrasje shtetërore, politike, me urdhër nga lart. A do ta vërtetojë dot SPAK dhe gjykata që e ka dhënë Berisha urdhërin? Berisha ka kaluar përmes Bashës, apo direkt te Ndrea Prendi? Këtë nuk mund ta them.

Por, unë nuk kam sot asnjë dyshim se çfarë është ajo ngjarje. Është i njëjti version që kemi patur këtu e 12 vite më parë.

Vrasje politike, shtetërore, vrasje e bërë me urdhër. Nuk kam nevojë të kuptoj kush ka dhënë urdhrin, sepse si gazetar kam bërë llogari të thjeshtë, shiko kush u preokupua për të fshehur gjurmët e ngjarjes, që të kuptosh fajtorin.

Mënyra si u mundua Berisha të sulmonte ata që mund të zbardhnin ngjarjen, i bëri më me faj se vetë vrasja.

Mendoj se Sali Berisha sa të jetë mbi këtë tokë duhet të japë llogari për 21 Janarin. Por a kemi drejtësi që do e gjykojë Berishën në mënyrë të pavarur dhe të drejtë? Deri tani kemi provat kundër, kemi bërë drejtësi që po dënon opozitarët duke fabrikuar dëshmitarë të rremë”, tha Bushati.

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

08/10/2026
Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba
Kryesore

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

08/10/2026
Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë
Kryesore

Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë

07/10/2026
E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj

07/10/2026
Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli
Kryesore

Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli

07/10/2026
QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend
Kryesore

QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

07/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rekordi i Bogdanit u bë “temë diskutimi”, Asllani i lë targën Manajt dhe kërcënon edhe Hysajn – Balkanweb.com – News24

Rekordi i Bogdanit u bë “temë diskutimi”, Asllani i lë targën Manajt dhe kërcënon edhe Hysajn

08/10/2026
Shqipëria merr lajmin më të rëndësishëm, i shtrohet rruga drejt Europianit me ndryshimin e fundit – Balkanweb.com – News24

Shqipëria merr lajmin më të rëndësishëm, i shtrohet rruga drejt Europianit me ndryshimin e fundit – Balkanweb.com – News24

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al