Anija “Saranda Expres” me flamur shqiptar, e cila bën linjën e Korfuzit në orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS. Ajo është zhvendosur në afërsi të zonës së Kasiopit, në veri të ishullit te Korfuzit. Prane anijes Saranda Expres ka shkuar edhe anija tjeter e linjës Sarande -Korfuz, REINA 2 për të dhënë ndihmën e saj.
Në anije ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete. Kapiteneria e Portit Sarandë ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit të Korfuzit.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se nuk ka asnjë dëmtim apo problem për pasagjerët në bordin e mjetit lundrues