Po mbahet në selinë e PD mbledhja e grupit parlamentar.
Kreu i grupit Gazment Bardhi ka kërkuar mos dorëzimin e Ervin Salianjit në Polici dhe ngujimin e të gjithë deputetëve të PD në selinë blu, për 24 orë pa ndërprerje e pa afat.
Ai ka kërkuar që të mos pranohet vendimi i Apelit ndaj deputetit demokrat të cilin e ka konsideruar të padrejtë dhe të ndikuar politikisht.
“Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”, mësohet të ketë thënë ai.