Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës Ramiz Lala duke e konfirmuar atë në detyre. Një muaj më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për verifikimin e një vendimmarrje të gjyqtarit Lala dhe të rikryejë analizën financiare për disa vite, teksa pas verifikimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut. Kujtojmë që Ramiz Lala u konfirmua në detyrë më 26 korrik 2019 nga KPK nga një vendim që erdhi pas hetimit të kryer në të tre kriteret e rivlerësimit.