• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Apeli lë në fuqi vendimin, Jorgo Goro i Himarës dënohet me 2 vite burg

22/07/2025
Prokurori që arrestoi Veliajn kërkon 3 vite burg për Jorgo Goron e Himarës

Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro.

Ai u gjet fajtor dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme për “Shpërdorim detyre” dhe “Mosdeklarim pasurie”.

Sipas vendimit të togave të zeza, Goro përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 2 vite e 20 ditë heqje lirie.

Ndërkaq dy ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, u dënuan me nga 2 dhe 3 vite burg. Sipas vendimit, edhe ata do të përfitojnë ulje të dënimit.

Apeli i GJKKO-së ka vendosur edhe konfiskimin e apartamentit rreth 81 m katrorë që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula. Shkalla e Parë më herët vendosi t’ia kthente apartamentin firmës.

VENDIMI

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G.,V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr.25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1 – Lënien në fuqi të vendimit nr.25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me këtë ndryshim:

Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:

-Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë,me mbishkrimin “***”, me kod “***”.

2 – Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr.25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3- Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.

U shpall në Tiranë, sot me datë 22.07.2025.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

12/11/2026
NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al